Edhe sonte në disa qytete të Maqedonisë kanë vazhduar protestat kundër gjuhës shqipe nën moton “Për Maqedoni të përbashkët”. Mijëra qytetarë marshuan rrugët me parolla dhe thirrje nacionaliste, njofton Alsat-M.
Protestat hyn në ditën e tyre të 24-të. Protestuesit në Shkup, në itinerarin e tyre të zakonshëm që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, kërkuan refuzimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe moszbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin. Organizatorët e protestës pretendojnë se Deklarata e partive shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit./Telegrafi/