Iniciative qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sot pasdite kanë mbajtur marsh protestues në Shkup, ku protestuesit i përsëritën kërkesat e tyre se janë për Maqedoni të përbashkët dhe kundër platformës së krijuar në shtetet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ashtu sikur ditët tjera marshi ka filluar në orën 17 para Qeverisë së Maqedonisë, ku më pas protestuesit janë drejtuar para Kuvendit ku edhe kanë mbajtur fjalime.
Boris Damovski nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” tha se përshëndesin lëvizjen e presidentit Ivanov, i cili sot dërgoi letër presidentëve dhe institucioneve botërore, ku ka kërkuar që të dënojnë platformën nga Tirana.
Organizatorët ju bënë thirrje qytetarëve tjerë të Maqedonisë që t’ju bashkëngjiten në marshin e nesërm protestues, i cili do të fillojë në të njëjtën kohë dhe vend./Telegrafi/