Telegrafi

Kane vazhdon të aludojë rreth një largimi nga Tottenhami, konfirmon përsëri ambicien për të fituar trofe

Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka ri-konfirmuar edhe një herë ambiciet e tij për të fituar trofe.

Kane deklaroi për herë të parë objektiva të tillë pasi fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier vitin e kaluar.

Tani, ylli anglez ka thënë përsëri që synon të fitojë trofe, një gjë që te Spurs nuk po e arrin tash e shumë vite.

Lexo po ashtu Harry Kane u ka thënë miqve se do të largohet nga Tottenhami dhe do të luajë për një klub të madh anglez

“Unë kam folur hapur për këtë sepse është shumë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Kane për mediat angleze.

“Kjo është arsyeja pse unë luaj futboll dhe kjo është arsyeja pse u bëra një futbollist”.

Lexo po ashtu Man Utd planifikon një ofertë të lartë për transferimin e sulmuesit Harry Kane

“Për të marrë shansin për të ngritur trofetë dhe për të fituar ndeshjet e mëdha”.

“Megjithatë, nuk ka ndodhur ende, por unë ndiej se kam kohë. Unë thjesht shikoj përpara dhe jam i sigurt se titujt do të vijnë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/