Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka ri-konfirmuar edhe një herë ambiciet e tij për të fituar trofe.
Kane deklaroi për herë të parë objektiva të tillë pasi fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier vitin e kaluar.
Tani, ylli anglez ka thënë përsëri që synon të fitojë trofe, një gjë që te Spurs nuk po e arrin tash e shumë vite.
“Unë kam folur hapur për këtë sepse është shumë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Kane për mediat angleze.
“Kjo është arsyeja pse unë luaj futboll dhe kjo është arsyeja pse u bëra një futbollist”.
“Për të marrë shansin për të ngritur trofetë dhe për të fituar ndeshjet e mëdha”.
“Megjithatë, nuk ka ndodhur ende, por unë ndiej se kam kohë. Unë thjesht shikoj përpara dhe jam i sigurt se titujt do të vijnë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/