Telegrafi

Kane tregon se kush ia dha fanellën me numrin 9 dhe cilat janë dëshirat e tij

Harry Kane dëshiron të bëhet një legjende e Tottenham Hotspur.

Sulmuesi i ri anglez po kalon formë të mirë në dy sezonet e fundit, duke shënuar edhe shumë gola me skuadrën e ‘Spurs.’.

Megjithatë, Kane nuk dëshiron të ndalet këtu, por të shënoj shumë gola, të fitoj trofe dhe të bëhet njëri nga të mëdhenjtë e klubit.

“Defoe më dha numrin e fanellës  së tij”, ka deklaruar Kane për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“Unë dua që të bëhem një legjendë e Spurs, të shënoj gola, të fitojë trofe, dhe të bëhem njëri nga të mëdhenjtë e këtij klubi”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/