Nëse pyetni se a e keni parë Ronaldon duke luajtur? Të gjithë tifozët e futbollit pyesin nëse bëhet fjalë për brazilianin apo portugezin.
Të dy kanë të njëjtin mbiemër dhe janë ndër futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit, por Luiz Nazario de Lima Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo janë përballur vetëm njëherë mes vete.
Dy ikonat e futbollit janë përballur vetëm në një ndeshje mes vete dhe ajo ka ndodhur 15 vite më parë.
Të dy ishin në fushë nga minuta e parë, por që ishin kundërshtar në një ndeshje miqësore të organizuar nga miku i të dyve, Luis Figo.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Algarve në Portugali në praninë e 25 mijë tifozëve.
Ronaldo i vjetër dhe më me përvojë në atë kohë fitoi ndeshjen 2-1, pikërisht me dy golat e shënuar nga braziliani që ishte në skuadër me Luis Figon.
Është e vështirë të gjendet incizimi i atij takimi, mirëpo një adhurues i futbollit ka një video që ka publikuar me përmbledhjen e momenteve më të mira nga kjo ndeshje.
Cristiano në atë kohë ishte vetëm 20 vjeçar dhe kishte dy vite që kishte kompletuar transferimi te Mancehster United.
Portugezi gjatë karrierë së tij ka fituar pesë herë Topin e Artë, në anën tjetër Ronaldo brazilian këtë çmim e ka fituar tri herë. /Telegrafi/