Telegrafi

Kane synon të thyej një rekord në Ligën Premier

Harry Kane synon të arrijë rekordin e Alan Shearerit pasi shënoi dy gola në fitoren prej 3 me 0 kundër Bournemouthit në fundjavë.

Përfaqësuesi i Anglisë e dërgoi në 21 numrin e golave të shënuara në këtë sezon në Premier Ligë dhe 24 në të gjitha garat, transmeton Koha.net.

Shearer ka shënuar 260 gola në karrierën e tij në Premier Ligë, dhe Kane synon ta thyej këtë rekord, raporton Goal.

“Ende më duhen shumë gola, por ende jam i ri dhe të shikoja Shearerin, i cili ishte një idol i imi përderisa rritesha, t’i shihja golat e tij ishte e mrekullueshme. Shpresoj qe të vazhdoj të punoj shumë dhe të shënoj sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Kane.