Fjoralba Ponari është njëra nga prezantueset më të pëlqyera shqiptare, e cila shpesh ka ngritur zërin për rastet e abuzimeve ndaj vajzave në Shqipëri, posaqërisht pas ngjarjes së fundit në Tiranë.
Lidhur me rastin e ditëve të fundit, ajo ka bërë edhe një reagim në rrjetin social, Instagram, për të cilin ka folur edhe ditën e sotme në emisionin “Wake Up”.
Biondja ka treguar se në të kaluarën ka pasur një rast ku është ngacmuar, madje sulmuar fizikisht.
Moderatorja rrëfen se kjo ishte një eksperiencë e tmerrshme që e ka bërë të vuajë psikologjikisht e të ndjeki dhe seanca me psikologun.
“Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike. Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan”.
“Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”, ka thënë prezantuesja e “E Diell”, duke thënë se mbështetja më e madhe pas ngjarjes i ka ardhur nga prindërit.
Fjoralba që një kohë të gjatë ka filluar punën si moderatore, e cila momentalisht është pjesë e emisionit “E Diell”. /Telegrafi/