Harry Kane u trondit kur pa Jose Mourinho të shkarkuar përpara finales së Kupës EFL kundër Manchester City dhe mësoi për vendimin vetëm pesë ose 10 minuta para njoftimit zyrtar.
Derisa sulmuesi anglez kishte parë Mauricio Pochettino të shkarkohej dhe pranoi se portugezi i dinte rreziqet e marrjes së drejtimit në Tottenham, ai nuk e priste këtë vendim e cila erdhi vetëm gjashtë ditë para finales.
Kapiteni i Anglisë, megjithatë, vlerësoi trajnerin e përkohshëm Ryan Mason dhe është i bindur se miku i tij mund t’i drejtojë ata në fitimin e trofeut përballë Citizens.
“Isha i befasuar – unë do të jem plotësisht i sinqertë” ka thënë Kane për Sky Sports në lidhje me shkarkimin e Mourinhos.
“Erdha atë mëngjes dhe ndoshta e mora vesh pesë deri në 10 minuta para se të jepej njoftimi zyrtar”.
“Një vëmendje e madhe ishte në finalen e Kupës Carabao dhe përgatitjen për atë. Por, shiko, është futboll. Unë kam qenë këtu tani ku dy trajnerë janë shkarkuar”.
“Si lojtar tani, nuk mendoj se prisni ndonjëherë që shefi të shkarkohet, por është pjesë e lojës, duhet të merreni me të”.
“Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Josen, i uroj të gjitha të mirat për cilëndo punë të tij të ardhshme”.
“Ne kemi një finale të madhe për t’u përgatitur tani dhe ne po e presim me padurim atë. Ryan ka qenë i shkëlqyeshëm. Padyshim që ka qenë e çuditshme për të”.
“Mendova se ai ka bërë jashtëzakonisht mirë; sesi ai e ka trajtuar të gjithë situatën, ka trajtuar djemtë dhe padyshim që fitorja e tij e parë kundër Southampton ishte një moment masiv”.
“Unë dhe Ryan jemi shokë të mirë, njihemi që një kohë të gjatë, brenda dhe jashtë fushës jemi vërtet të afërt”.
“Unë po lutem që ai të ketë këtë mundësi dhe të ketë përvojën për të menaxhuar një nga klubet më të mira në botë. Shpresojmë të mund të përpiqemi të fitojmë të dielën dhe të përjetojmë një moment vërtet të veçantë së bashku”, ka shtuar më tej Kane. /Telegrafi/