Telegrafi

Kane shënon het-trik gjatë pjesën së parë ndaj skuadrës së Shaqirit, secili gol më i bukur se tjetri (Video)

Harry Kane po përjeton një super-formë këtë sezon në Ligën Premier me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sulmuesi anglez ka arritur të shënoj het-trik për vetën 37 minuta ndaj skuadrës së futbollistit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit, Stoke City, shkruan Telegrafi.

Kane ka shënuar secilin gol më të bukur se tjetri, duke treguar edhe një herë që jo rastësisht është njëri nga futbollistët më të kërkuar në treg dhe jo më kot fitoi “Këpucën e Artë” në sezonin e fundit në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Gameiro bën çmendurinë, shënon het-trik për pesë minuta (Video)

23-vjeçari shtatlartë e hapi serinë e golave qysh në minutën e 14 të takimit, pasi goditi bukur brenda zonës një top të kthyer nga mbrojtësit kundërshtar.

Goli i dytë i Kane erdhi nga jashtë 16 metërshit me një goditje të fortë, e cila përfundoi pas shpinës së portierit kundërshtar.

Kompletimi i het-trikut ishte qershia mbi tortë për anglezin, pasi shënoi një supergol nga goditja e dënimit që ishte rreth 35 metra largësi. /Telegrafi/