Site icon Telegrafi

Kanë rrjedhur imazhe nga fanella e re e Barcelonës – katalanasit i rikthehen traditës

Edhe pse fundi i sezonit aktual është ende shumë larg, klubet më të mëdha në Evropë po përgatiten intensivisht për sezonin e radhës dhe kujdes i veçantë po tregohet edhe për pajisjet që do të përdorin lojtarët. 

Sot ka dalë pamja e fanellës së re të Barcelonës, e cila do të punohet nga Nike për sezonin e ardhshëm, ku është bërë një ndryshim i rëndësishëm në krahasim me fanellën aktuale. 

Përkatësisht, Barcelona dhe Nike kanë vendosur t’i rikthehen dizajnit tradicional të fanellës, pasi ajo do të ketë edhe një herë vija vertikale nga sezoni i ardhshëm. 

 

Sigurisht që ngjyrat janë e kuqja dhe bluja, dhe në dizajnin inovativ, të dyja ngjyrat janë të pranishme në secilën prej vijave, ndërsa mëngët janë blu, si dhe pantallonat e shkurtra.  

Vendi para në fanellë është i rezervuar për sponsorin e përgjithshëm të Barcelonës, Spotify. 

Deri më tani, fansat janë të ndarë kur bëhet fjalë për vlerësimin e dizajnit të fanellës së re, pasi disa janë të kënaqur me pamjen dhe disa jo aq, të paktën duke u nisur nga komentet në rrjetet sociale. 

Lexo po ashtu Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Kujtojmë se Barcelona aktualisht po lufton për titullin kampion në La Liga dhe është lider, ndërsa është kualifikuar edhe në 1/8 e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/  

Exit mobile version