Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka thënë se ai synon që të mbajë formën edhe sezonet tjera.
Ai thotë se nuk është ndonjë çudi që ai shënoi 21 gola këtë sezon në Ligën Premier pasi këtë synon ta replikojë.
“Kishte shumë fjalë në fillim të sezonit”.
“Kjo nxiti flakën brenda meje që të dëshmoj dhe unë e kam bërë këtë. Por, këtu nuk do të ndalem. Nuk ndihem i lumtur ku jam. Duhet të arrij edhe më shumë”, potencoi Kane. /Telegrafi/