Tottenhemi kishte shkuar për herë parë në historinë 136-vjeçare të klubit të luante një finalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino humbi ndaj Liverpoolit në në këtë ndeshje.
Kapiteni i Spurs, Harry Kane nuk ishte në formën e tij më të mirë në atë ndeshje. Sulmuesi thotë se nuk mund ta shikojë kurrë atë ndeshje në video.
“Për ne futbollistët, finalja e Ligës së Kampionëve është me shumë mundësi, një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë”.
“Është shumë e vështirë ta lësh pas krahëve atë humbje. Kur arrin në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe nuk jep gjithë potencialin që ke, bëhet akoma dhe më tepër e rëndë”.
“Gjithsesi, jemi të vetëdijshëm se mund t’i përjetojmë përsëri ato emocione”.
“Jemi në gjendje të rikthehemi sërish dhe të bëjmë gjëra të mëdha. Nuk e kam parë ndeshjen në video dhe besoj se nuk do ta shoh kurrë”, ka thënë Kane./ Telegrafi/