Nga sot (e mërkurë) deri të premten, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit, do t’i testojnë dhe do të bëhet matja e basketbollistëve të Kosovës për grupmosha të reja.
Të mërkurën do të testohen basketbollistët e Kosovës U16, për të vazhduar më pas me U18 dhe U20. Të gjitha këto testime dhe matje do të bëhen deri të premten, derisa më pas do të vazhdohet edhe në konkurrencën e femrave.
Synimi i FBK-së është që të përgatit sa më mirë grupmoshat e reja të Kosovës, që gjatë verës do të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, ku shpresohet në rezultate pozitive.
Gjithashtu organizimi i testimeve dhe matjeve ka për qëllim për të pasur një pasqyrë sa më të mirë të lojtarëve/eve dhe formën e tyre fizike.
Kategoritë e reja do të grumbullohen gjatë verës, ku edhe do të marrin pjesë në garat evropiane.