Telegrafi

Kane mund të mungojë ndaj Manchester Unitedit

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 22: Harry Kane of Tottenham Hotspur looks on during the wamr up prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Liverpool at Wembley Stadium on October 22, 2017 in London, England. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, thotë se Harry Kane, mund të mungojë ndaj Manchester Unitedit, pas mungesës në Carabao Cup.

Kane nuk luajti me Tottenhamin në humbjen prej 3-2 ndaj West Ham, pas paraqitjeve fantastike me Real Madridin dhe Liverpoolin.

Shënuesi më i mirë në Ligën Premier aktualisht, mund të mos jetë pjesë e ndeshjes kundër Manchester Unitedit.

“A do të luajë Kane? Do ta shohim, do ta shohim”.

“Duhet ta shikojmë nga afër, pasi ne kemi nevojë që të bëjmë rotacion për arsye të ndryshme dhe do ta shohim pas disa ditësh”, ka thënë Pochettino.

Tottenham dhe United kanë nga 20 pikë pas nëntë ndeshjeve, pesë më pak se lideri Manchester City.

Kane ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje të Ligës Premier. /Telegrafi/