Site icon Telegrafi

Kane: Meritonim së paku një pikë, gjyqtari gaboi në momentet më të rëndësishme

Anglia e ka nisur me humbje kampanjën kualifikuese të Ligës së Kombeve.

Gjysmëfinalistët e Kampionatit Botëror kanë pësuar humbje me rezultat 1-2 nga Spanja.

E për këtë humbje të pësuar ka folur edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane.

Kane ka thënë fillimisht se gjyqtari kryesor i ndeshjes ka gabuar në këtë takim ndaj Spanjës.

“Në momentet më të rëndësishme, gjyqtari duhet të qëndrojë i fortë, por fatkeqësisht ai këtë gjë nuk e bëri”.

“Welbeck qëndroi në pozicionin e tij, ndërsa De Gea u hodh mbi të”, tha Kane duke pretenduar se Anglia meritonte një penallti.

Tutje sulmuesi i Tottenham Hotspur ka thënë se Kombëtarja angleze e ka merituar së paku një pikë.

“Mendoj se kemi merituar së paku një pikë nga kjo ndeshje. Luajtëm mirë dhe kishim shumë momente të mira në fushë”.

“Tani na pret ndeshja miqësore me Zvicrën ku do të synojmë të bëjmë gjëra të reja”, tha Kane. /Telegrafi/

Exit mobile version