Telegrafi

A kanë marrë oferta në Hollywood aktorët e filmit “Shok”, flet Lum Veseli

Një prej aktorëve të filmit “Shok”, Lum Veseli, bashkë me ekipin ka arritur në Kosovë.

Ata me të arritur në aeroportin e Prishtinës kanë folur për mediat.

Dhe në një pyetje të Klan Kosovës, se a kanë marrë oferta nga kompani botërore të filmit, Lum Veseli u përgjigj në mënyrë interesante, shkruan Telegrafi.

“A kemi marrë oferta? Jo, hmmm… edhe po”, ka thënë ai pa dashur të zbulojë detaje.

Dhe i vogli Lum Veseli tregon po ashtu se si është ndjerë në tapetin e kuq.

“Jam ndjerë shumë mirë, pa dyshim. Ishte eksperiencë e pa përshkrueshme. Nuk e kam menduar që do t’i shohë nga afër gjithë ata aktorë. As në ëndërr nuk e kam parë”, përfundoi Veseli. /Telegrafi/