Telegrafi

Kane largon spekulimet, pritet të qëndëroj edhe një sezon te Tottenhami

Sulmuesi anglez, Harry Kane pritet të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm te Tottenham Hotspur duke refuzuar një transferim diku tjetër. Por,paga e tij pritet të jetë e përmirësuar.

Harry Kane është i gatshëm të qëndrojë me Tottenhami Hotspur edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit The Sun, Kane është në shikimet e Real Madridit, edhe pse gjigantët spanjollë e dinë se mund të kushtojë më shumë se 200 milionë funte.

Lexo po ashtu Ish-presidenti i Real Madridit, Calderon: Reali mendon për Kane, plani rezervë është Lewa

Kane është tunduar të bashkohet me klubin më të madh të botës në një fazë të sezonit, por tani për tani, ai është i vendosur të qëndrojë dhe të udhëheqë Spursat në stadiumin e tyre të ri në sezonin e ardhshëm.

Kane është njëri nga më të mirët në botë (Getty Images)

Megjithatë, qëndrimi i tij do të lidhet me një rritje të madhe page pas agonisë së largimit të tyre në Ligën e Kampionëve këtë javë.

Ylli i Anglisë, 24 vjeç, do të presë për të parë nëse Spursat do të duken si kandidatë serioz titulli para se të marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Tottenhami i kërkon Realit 200 milionë euro për Kane, Perez i gatshëm të ofrojë para dhe dy lojtarë në këmbim

Kryetari i skuadrës angleze, Daniel Levy, nuk ka ndërmend të shesë lojtarin e tij më të mirë.

Bisedimet tashmë janë në proces për një kontratë të përmirësuar në klubin nga Londra e Veriut. /Telegrafi/