Gjatë karrierës si futbollist, Roberto Carlos, ishte i njohur edhe për goditjet e fuqishme nga gjuajtjet e lira.
Ndërsa tash, kur është pensionuar nga loja e futbollit dhe është 44 vjeç, braziliani duket se nuk e ka humbur fuqinë goditëse.
Ai ka zhvilluar një ndeshje me miqtë e tij dhe gjatë takimit është dashur të ekzekutonte një gjuajtje të lirë. Goditja e tij u ndal në murin mbrojtës, mirëpo lojtarin që e goditi mbeti i shtrirë në tokë.
Ndër goditjet më të paharruara në karrierën e Carlos ishte goli i vitit 1997, i shënuar në një ndeshje miqësore mes Brazilit dhe Francës në turneun e njohur si ‘Le Tournoi’.
Asokohe mbrojtësi i krahut i Real Madridit shënoi nga gjuajtja e lirë, nga një distancë prej rreth 35 metrash. Në shikim të parë, u prit që topi do të shkonte jashtë portës, por u kthye mrekullisht dhe përfundoi prapa shpinës së Fabien Barthez dhe u ndal në rrjetë. /Telegrafi/