Telegrafi

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Ellen DeGeneneres publikoi selfie-n që pushtoi rrjetet sociale

Foto: AP

Ka kaluar një dekadë e tërë që kur Ellen Degeneres bëri bujë në Twitter, tani X, duke postuar një selfie të mbushur me yje gjatë Oscars 2014.

Në foto shfaqen artistë të mëdhenj si: Meryl Streep, Bradley Cooper, Brad Pitt, Jennifer Lawrence, Lupita Nyong’o, Angelina Jolie, Channing Tatum etj.

Postimi u bë viral duke u shpërndarë më shumë se dy milionë herë për pak orë, e madje e bllokoi edhe Twitter-in.

Foto: AP

Në atë kohë, Ellen Degeneres po prezantonte ende shfaqjen “The Ellen Degeneres”, e cila doli në ekran për herë të fundit në vitin 2022 pas 19 vitesh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ellen DeGeneres

Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk kishin shumë kohë që u martuan në një ceremoni intime në vilën e tyre franceze përpara se të bënin foto.

Foto: Twitter

Por për pjesëmarrësit e tjerë të selfie-s nuk ka ndryshuar shumë, me Bradley Cooper që vazhdon të ketë disa nominime për çmimet ‘Oscar’ që nga “American Hustle”.

Në vitin 2024, ai siguroi tre nominime për “Maestro” – një film të cilin e prodhoi, drejtoi dhe luajti.

Foto: Twitter

Aktori dhe regjisori nuk është i vetmi yll në filmin ikonik që ka vazhduar të qëndrojë në qendër të vëmendjes, me Jennifer Lawrence që ka marrë një nominim për “Joy” në 2015.

Shumë nga njerëzit në rrjete sociale kujtuan këtë moment, meqë ishte shpërndarë gjithandej.

Foto: ABC

Reagimet e fansave ishin kryesisht pozitive, duke shprehur mirënjohje e respekt për secilin prej tyre. /Telegrafi/