Site icon Telegrafi

Kanë kaluar 3.000 ditë nga ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër

Kanë kaluar 3000 ditë që kur është “ndërtuar” autostrada nga Kërçova në Ohër, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve nuk gjendet askund, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Sinisha Ivanovski nga OBRM-PDUKM.

“Besoni apo jo, kanë kaluar mbi 3000 ditë që kur është “ndërtuar” autostrada nga Kërçova në Ohër.

Autostrada 57 km e gjatë kur e ndajmë me 3.000 ditë do të thoshte se makineria e 600 makinerive (për te cilat gënjejne se është ne fushë nuk janë as 60) po të kishin ndërtuar vetëm nga 19 metra në ditë autostrada sot do të ishte gati. Dhe ata kanë ngecur në rreth 65% të realizimit total pasi në vitin 2017 trashëgoi 50% progres”, shkroi ai.

Ivanovski theksoi se vetëm e kanë rritur koston për 200 milionë euro, ndërsa janë nënshkruar anekse për vazhdimin e afatit për përfundimin e autostradës, të cilën paraprakisht ia kishin caktuar vetes dhe e kishin depërtuar./Telegrafi/

Exit mobile version