Pamela Anderson ka qenë ylli më i përfolur për ekspozimin e trupit të saj në plazh gjatë kohës kur po shfaqej seriali “Baywatch”, ndërsa 19 vjet pas nuk ka shenja të plakjes në fizikun e saj.
49-vjeçarja ka treguar se figura e saj nuk ka ndryshuar shumë duke pozuar me të brendshme për një revistë spanjolle.
Aktorja amerikane e ka zbukuruar revistën Solar, ndërsa fansat e biondes ‘bombë’ nuk janë aspak të zhgënjyer me atë që kanë parë.
Pos moshës, nuk duhet harruar se ajo është nënë e dy fëmijëve, por kjo nuk shihet nga fotografitë e publikuara. /Telegrafi/