Kur është fjala për emërtimin e të gjitha gjërave në lidhje me Beyonce, lista me të vërtetë është e pafund.
Përveç karrierës së saj vërtet të admirueshme dhe vazhdimisht të suksesshme, diva dëshmoi se ajo ka gjetur disi një burim të rinisë, për shkak se kjo femër nuk është plakur asnjë ditë për 13 vjet, që kur ka nisur karrierën si solo artiste, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja nuk ka ndryshuar aspak! Natyrisht, statusi i saj dhe karriera ka vazhduar të ngrihen në qiell, dhe ajo madje është nënë dhe grua tani, por vetëm shikojeni fotografinë.
Beyonce gjatë paraqitjes së saj të parë në VMA në vitin 2003 dhe dy ditë më parë në të njëjtën ceremoni – në mes të këtyre fotografive ka diferencë prej 13 vitesh.
Beyonce po arrin të rritet profesionalisht dhe për të ndërtuar perandorinë e saj në të gjitha këto vite, ndërsa ende mbetet e njëjtë në dukje. Ajo është thjesht magjike.