Bota e futbollit u befasua nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në ndeshjen e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, mes Al Hazem dhe Al Fateh, kur u akordua një penallti që nuk është parë kurrë më parë.
Pavarësisht milionave të investuara në zhvillimin e futbollit, sonte elita e futbollit saudit u duk si një nivel i vërtetë amator për shkak të penalltisë së shkaktuar për skuadrën vendase Al Hazem.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 14-të me golin e Bruno Viana dhe më pas dyfishuan avantazhin vetëm nëntë minuta më vonë pas një lëvizjeje të vështirë për t’u shpjeguar nga mbrojtësi mysafir. Goli u shënua pas një penalltie.
Portieri i mysafirëve e kapi topin në zonën e tij të rreptësisë dhe më pas bashkëlojtari i tij Fahad Al Harbi vendosi ta “përshëndet” topin me dorë dhe ta përgëzojë portierin për mbrojtjen.
Mirëpo, teksa uroi, ai e preku topin që ishte në duart e portierit me dorën e tij.
Gjyqtari menjëherë tregoi në pikën e bardhë dhe lojtarët e Al Fateh nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe për këtë protestuan.
🚨 INACREDITÁVEL! 🤣
OLHA O PÊNALTI QUE O ZAGUEIRO DO AL FATEH COMETEU, BICHO KKKKK.
O CARA FOI DAR AQUELE FAMOSO TAPINHA NO GOLEIRO E METEU A MÃO NA BOLA KKKKKKKKKKKKKK
QUE BIZARRO! pic.twitter.com/tDpBayEWsU
— Central do Arabão (@centraldoarabao) December 7, 2023
Megjithatë, gjyqtari u justifikua që tregoi pikën e bardhë, pasi në videot me lëvizje të ngadalta shihej se topin e goditi vërtet me dorë mbrojtësi.
Video me shpejtësi bëri xhiron e botës dhe gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin pavarësisht ndërhyrjes së VAR-it. Toze mori topin dhe shënoi nga pika e bardhë për 2-0. /Telegrafi/