Tottenham Hotspuri e ka filluar si më së keqi këtë sezon të Ligës Premier, derisa mbrëmë kapitulluan ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Spurs u mposhtën në shtëpi nga Bavarezët me rezultat 2-7, ndërsa mediat në ishull raportojnë se lojtarët kanë hequr dorë nga Mauricio Pochettino.
Bëhet e ditur se raportet në mes të lojtarëve të Tottenhamit dhe trajnerit argjentinas nuk janë aspak të mira dhe kjo po ndikon në rezultatet e skuadrës.
Nëse vazhdon kjo formë e dobët, Pochettino mund të shkarkohet nga Spurs dhe të emërohet një trajner në detyrë deri në afatin kalimtar të janarit.
Son Heung-Min dh Harry Kane i shënuan dy golat mbrëmë për skuadrën angleze, mirëpo Bayerni në krye me Serge Gnabryn ishin të pandalshëm.
Pas ndeshjes Pochettino i ka kritikuar lojtarët e tij, duke thënë se ata hoqën dorë nga ndeshja dhe nuk dëshironin të luftonin për ta marrë së paku një pikë. /Telegrafi/