Site icon Telegrafi

Kane i gatshëm të hesht kritikët

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane është i gatshëm për t’ia dëshmuar edhe njëherë kritikëve se po gabojnë në vlerësimin që po i bëjnë.

Sulmuesi ka duruar një fillim të përzier të sezonit, duke shënuar vetëm një herë në për ekipit të tij në pesë ndeshje në të gjitha garat.

Pasi skuadra e tij pësoi një humbje 2-1 nga Monaco në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Kane përsëri u kritikua, megjithatë, ndihet i gatshëm për të përplasjen e së dielës të Ligës Premier ndaj Sunderlandit.

Lexo po ashtu Milani dëshiron të bëjë çmendurinë për Kane

“Njerëzit folën kështu për mua edhe vitin e kaluar në këtë kohë, por unë arrita të fitoj ‘Këpucën e Artë’ dhe të shënojë gola 30 gola për klubin dhe vendin”, tha Kane për The Mirror, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit janë duke shkuar për të folur – ata do të flasin gjithmonë. Por, kjo nuk bezdis mua pasi jam i aftë dhe kjo do të dëshmohet të dielën”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version