Telegrafi

Kanë filluar të qarkullojnë fotografi që tregojnë “Trumpin në burg” e që sigurisht janë të rreme

Donald Trump duke shikuar drejt e në kamerë i veshur me bluzë të zezë, duke parë nga anash apo duke rrotulluar sytë me kostum burgu.

Këto janë vetëm disa nga fotot që po qarkullojnë në internet pas arrestimit të djeshëm të ish-presidentit amerikan, përcjell Telegrafi.

Dhe fotot që janë bërë pas arrestimit të tij në Nju Jork, janë bërë virale pavarësisht se Trump nuk ka pozuar për oficerët e policisë.

Pasi ai mbërriti në gjykatë, Trumpit iu morën shenjat e gishtave, por ai nuk u fotografua, ka thënë policia.

Ndryshe, Trump është bërë presidenti i parë aktual ose ish-presidenti që akuzohet për një krim – duke shënuar një kapitull të ri në historinë amerikane.

Ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe konspiracion për rolin e tij të dyshuar në pagesat e fshehura për dy gra në fund të fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. /Telegrafi/