Site icon Telegrafi

Kanë filluar shkarkimet e para të drejtorëve nëpër klinikat e Shkupit

Ka filluar shkarkimi i njerëzve të parë në Klinikat e Shkupit. Millan Risteski është shkakruar nga posti i drejtorit të Klinikës për onkologji dhe radioterapi, e në vend të tij është caktuar Nino Vasev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit Faktor, ky ndryshim vjen pasi që Risteski ka qenë pjesëmarrës në incidentin e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e protestave ”Për Maqedoni të Përbashkët”.

Mediat shurajnë se do të shkarkohet edhe drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Marija Haxhi-Lega, e në vend të saj do të caktohet Viktorija Jovanovska./Telegrafi/

Exit mobile version