Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka filluar protestat para qeverisë, për siç thonë, të dalur kundër politikave të Qeverisë Zaev.
Para qeverisë shihet se janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, të cilët në duar mbajnë flamuj të partisë dhe shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që nga kjo protestë fjalime të mbajnë zyrtarët e partisë, ndërsa mbështetje për këto protesta ka treguar edhe ish-kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski.
Përndryshe, policia gjatë ditës së sotme si masë sigurie ka bllokuar disa rrugë që çojnë drejt objektit të qeverisë./Telegrafi/