Site icon Telegrafi

Kanë filluar para porositë për Samsung Galaxy S20

Nëse jeni në mesin e atyre, që kanë kursyer gjatë për ta blerë një Samsung Galaxy S20, është koha t’i thoni lamtumirë parave tuaja të mbledhura me mund.

Tashmë kanë filluar para porositë për këtë smartfon, që pos versionit bazë vjen edhe si Galaxy S20 Plus dhe Galaxy S20 Ultra, transmeton Telegrafi.

Për fat të keq, çmimet kanë mbetur po ato të njëjtat, që ishin paralajmëruar edhe më herët, duke filluar nga 925 euro. Për versionet tjera, duhet paguar 1,109 respektivisht 1,295 euro.

Lexo po ashtu "Zoom-in x100", Samsung S20 me kamerë të avancuar - “afron” te përdoruesi edhe gjësendet më të imta

Megjithatë, mund të kurseni nga 555 euro në blerjen e këtyre smartfonëve, nëse dërgoni një telefon të përdorur dhe ai iu pranohet. Kjo ofertë është vetëm për një kohë të caktuar, andaj duhet shikuar në ueb-faqen e Samsung, për detajet.

Të gjithë ata që e porosisin para pesë marsit, do të kenë edhe një kartelë të Samsungut në vlerë të 92 eurove, me të cilën mund të blejnë aksesorë si kufjet Air Buds + apo pajisje tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version