Site icon Telegrafi

Kanë filluar negociatat për bonon në euro?

Përfaqësues të Ministrisë për financa prej sot kanë filluar takimet me investues nga Evropa dhe ShBA lidhur me blerjen e bonos së fundit në euro e cila kap vlerën prej 650 milionë euro dhe është më e madhja deri më tani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria për financa për 24Vest kanë thënë se nuk mund ti konfirmojnë këto informata, sepse kjo do të ishte spekulim, sidomos tani kur tashmë është zyrtarizuar prospekti.

Opinioni vendor i ekspertëve ka porositur se kjo bono në euro e fut vendin në ujëra të rrezikshme. Për shkak të nivelit të lartë të borxhit, investuesit do të jenë të kujdesshëm, ndërsa ekonomia e Maqedonisë do të duhet vazhdimisht ti paguaj obligimet.

Qytetarët janë të prerë se nuk duan që shteti të huazojë më shumë, sepse huamarrja e këtillë shkon në kurriz të gjithëve, e me këtë edhe shteti gjithnjë e më tepër shkatërrohet, njëkohësisht ata shprehin dyshime se ku do të harxhohen këto para./Telegrafi/

Exit mobile version