Adoleshentët që konsumojnë ushqim të shpejtë kanë vështirësi të përparojnë në shkollë dhe kanë nota më të ulëta se moshatarët e tyre që nuk hanë në të njëjtën mënyrë si ata
Ky hulumtim tregon për një anë tjetër negative të ushqimit të shpejtë, dhe ky është ndikimi që ka te dhjetëvjeçarët, thonë shkencëtarët Kelly M. Pertel nga Universiteti Columbus në Ohio dhe Elizabeth Gershof nga Universiteti i Austin në Texas.
Revista Pediatrics Klinike publikoi këtë hulumtim i cili tregon për një anë tjetër negative të ushqimit të shpejtë, dhe kjo është ndikimi që ka tek fëmijët dhjetë vjeç, transmeton Telegrafi.
Fëmijët që konsumojnë ushqime jo të shëndetshme në këtë moshë shpesh kanë avancim më të dobët në lexim, matematikë dhe në lëndët shkencore.
Ushqimi jo i shëndetshëm, i cili përmban shumë sheqer dhe yndyrë, sipas hulumtimit të kryer nga Pertel dhe Gershof, tregon se ndikon në rezultatet e shkollës.
Pasi monitoruan mënyrën e ushqimit dhe ndikimin e ushqimit në jetën e 11.740 fëmijëve në periudhën nga mosha e tyre gjashtëvjeçare deri në moshën 14-vjeçare, bëri që këto dy shkencëtare të arrijnë në përfundimin se konsumimi i ushqimit të shpejtë patjetër duhet kufizuar.
Fëmijët që kanë konsumuar ushqim jo të shëndetshëm tri ose më shumë herë në javë, kishin rezultate dhe nota dukshëm më të këqija në shkollë sesa bashkëmoshatarët e tyre. /Telegrafi/