A ju ka ndodhur ndonjëherë që pasi të keni larë rrobat që t’u vijë një ere e keqe edhe pasi i nxorët nga makina e larjes? Epo, kjo ndodh shumë shpesh dhe mund të frustrojë të gjithë njerëzit, sidomos nëse kanë pasur një ditë të lodhshme.
Por, ekzistojnë disa mënyra se si të parandaloni këtë erë të zakonshme që kundërmon tek rrobat tuaja edhe pasi t’i keni larë, këtu janë disa prej tyre, shkruan SpeedQueen.
Siguroni që rrobat të jenë të terura
Mund të mos e kuptoni, por është e rëndësishme që të mos futni rroba të lagura në makinën larëse, pasi mund të kenë baktere ose myk me erë të keqe; kjo mund të kontribuojnë në aromat e këqija që mbeten pas larjes.
Për të parandaluar këtë siguroni që rrobat tuaja të ndotura të jenë të terura para se t’i vendosni në makinën larëse.
Pastrojeni makinën larëse
Ndonjëherë, arsyeja pse rrobat tuaja dalin me erë të keqe pasi t’i keni larë mund të jetë problemi tek vetë makina larëse, kjo për shkak se brenda mund të grumbullohen mbetjet e detergjenteve.
Pastrimi i makinës larëse mund të eliminojë këtë problem dhe t’ju vendosë në rrugën e duhur për rroba me erë më të mirë.
Nëse lavatriçja e juaj një cikël dezinfektimi ndiqni udhëzimet e prodhuesit për të pastruar pajisjen tuaj nga grumbullimi i erërave të këqija.
Lani rrobat me ujë të nxehtë
Shumica e baktereve nuk mund të mbijetojnë në ujë të nxehtë, që do të thotë se rrobat e lara me cikël të nxehtë dalin me erë më të freskët. Së pari sigurohuni që të kontrolloni etiketat e veshjeve tuaja për t’u siguruar që pëlhura mund t’i rezistojë temperaturave të ujit të nxehtë.
Vlerësoni përdorimin detergjentit tuaj
Nëse rrobat tuaja kundërmojnë pas larjes, bëni një hetim për detergjentin tuaj për të parë nëse aty mund të jetë problemi. /Telegrafi/