Telegrafi

Kane dyfishon epërsinë e Anglisë ndaj Panamasë

Kombëtarja e Anglisë ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre të grupeve ndaj Panamasë.

Anglia ka dyfishuar epërsinë ndaj Panamasë në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Është ylli i ekipit kombëtar, Harry Kane, i cili ka shënuar për epërsinë 2-0.

Goli i Kane erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes nga pika e bardhë.

Ky gol erdhi pasi më parë u pengua në zonë Jesse Lingard. /Telegrafi/