Harry Kane ka thënë se synon të kalojë gjithë karrierën e tij në Tottenham Hotspur edhe përkundër interesimit të raportuar nga Real Madridi.
Golat e sulmuesit për klubin dhe kombëtaren që nga zbulimi i tij në Spurs kanë fituar vëmendjen nga fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madridi.
Por, kryetari i klubit anglez, Daniel Levy, thuhet se kërkon të paktën 200 milionë funte për shërbimet e tij.
Skuadra e Mauricio Pochettinos e ka mposhtur Real Madridin këtë sezon dhe janë tri pikë përpara tyre në grupin e Ligës së Kampioneve mes një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit të tyre.
Duke qenë në klub që nga mosha 11 vjeç, fituesi i dyfishtë i Këpucës së Artë në Ligën Premier ka thënë se nuk është në nxitim për të lënë një ekip premtues të Spursave.
“Qëllimi im është që të luaj gjithë karrierën time vetëm për Tottenhamin”, ka thënë fillimisht Kane për Bild am Sonntag.
“Ne kemi një ekip fantastik, një trajner të madh, një qendër trajnimi profesionale dhe po ndërtojmë një stadium të ri”.
“Për momentin gjithçka më përshtatet këtu dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/