Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane ka barazuar rekordin e totalit të golave të Cristiano Ronaldos në Ligën Premier, duke shënuar në një shkallë shumë më të shpejtë se yjet e Real Madridit.
Kane ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe në kampionatin anglez, pasi ka shënuar dy gola në takimin e sotëm (shtunë) ndaj Huddersfield.
Këto dy gola të shënuara e kanë ngritur sulmuesin anglez në shifrën e 84 golave të shënuara në Ligën Premier, duke barazuar sulmuesin e Real Madridit, Ronaldon.
Ylli portugez arriti shifrën prej 84 golave në gjashtë sezone te Manchester United, duke luajtur 196 ndeshje në atë kohë.
Në anën tjetër, Kane, ka bilanc superior për dallim nga Ronaldo me 84 gola në sezonin e katërt të plotë me Spurs dhe kishte nevojë të luaj vetëm për 123 ndeshje.
13 – Harry Kane now has 13 goals for club & country in September 2017; his best ever goal tally in a single month of his career. Unstoppable pic.twitter.com/Bt0mrkDJjP
— OptaJoe (@OptaJoe) September 30, 2017
24-vjeçari anglez tani ka 27 gola në Ligën Premier deri tani këtë vit – më së shumti nga çdo lojtar, dhe 13 golat e tij në shtator e bëjnë atë muajin më të mirë të karrierës së tij.
25 – Harry Kane has now scored against 25 of the 26 teams he's faced in the @PremierLeague, only failing to net against Cardiff. Lethal. pic.twitter.com/qWVVc0EN29
— OptaJoe (@OptaJoe) September 30, 2017
Golat kundër Huddersfield të sapo-promovuar në kampionatin anglez gjithashtu vazhduan rekordin e Kane për të shënuar ndaj çdo skuadre me të cilin ballafaqohet në Ligën Premier, me përjashtim të Cardiff Cityt që nuk i ka shënuar edhe pse ka luajtur dy herë ndaj tyre.
Ndryshe, Tottenham e fitoi ndeshjen ndaj Huddersfieldit me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e luajtur në Kirklees Stadium. /Telegrafi/