Telegrafi

Kanë 75 vjet bashkë dhe janë grindur vetëm për një gjë! (Foto)

Çifti i devotshëm, Fred dhe Marjorie Mawby kanë plot 75 vjet të martuar së bashku, edhe pse gjatë kësaj kohe janë grindur shumë herë.

Fred dhe Marjorie Mawby, të dy 95-vjeçarë, nga Kettering, Northants, Britani e Madhe, janë martuar më 29 mars 1941, tre vjet pasi kishin nisur të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Sipas Fred, e vetmja gjë për të cilën janë grindur në 75 vjet së bashku janë paratë; secili prej tyre mendonte se tjetri shpenzonte shumë, përcjell gazetashqip.

“Jemi ende bashkë pas 75 vjetësh martesë, dhe me gjithë ulje-ngritjet në marrëdhënien tonë, që vinin vetëm prej parave dhe mënyrës se si Marjorie i shpenzonte ato, i kemi kaluar të gjitha diferencat”, rrëfen Fred.

Të njëjtën gjë pohon edhe 95-vjeçarja, edhe pse sipas saj, problemi me shpenzimet e parave ka qenë bashkëshorti, të cilin e njeh prej 78 vjetësh.