Ata gjatë këtij viti kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në faqet rozë e po ashtu edhe në tabloidet e huaja.
Bëhet fjalë për modelen Angela Martini dhe bashkëshortin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu.
Derisa dyshja bënë tituj për arrestimin e aktorit në ishullin Mykonos në Greqi, modelja nga Shkodra kësaj radhe ka bërë një dedikim për të me rastin e ditëlindjes së 48-të.
Ajo ka shpërndarë një video përkrah bashkëshortit duke treguar se nuk do të ndryshonte asnjëherë asgjë.
“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tënd”.
“Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, kanë qenë fjalët e Martinit.
Dragos dhe Angela duket se kanë një diferencë në moshë, pasi artistja shqiptare është 35-vjeçe që do të thotë 13 vite më e re se partneri.
Të njëjtit janë të martuar që nga shtatori i vitit 2017. /Telegrafi/