Site icon Telegrafi

Kandidatja Floretë Zejnullahu viziton fabrikat e ëmbëlsirave në Podujevë – mbështetë gratë në biznes

Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floretë Zejnullahu e cila mban numrin 33 ka vizituar dy fabrika të ëmbëlsirave në Podujevë duke i mbështetur gratë që punojnë në biznese.

Zejnullahu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: “Më shumë mbështetje për gratë në biznes, më shumë mbështetje për bizneset që punësojnë gra”.

Kandidatje për deputete po ashtu ka zhvilluar një vizitë edhe në mullirin e Demaçit në fshatin Lupç. /Telegrafi/

 

Exit mobile version