Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se në Kosovë është bërë lojë me padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.
Në platformën “X”, Kandiq ka shkruar se “loja politike me padinë” ka dhënë hapësirë që serbët ta mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për sulme ndaj kujtdo që thotë se nuk ka dënim penal për gjenocid.
“Loja politike me padinë ndaj Serbisë për gjenocid, edhe pse nuk ka ekspertë që inkurajojnë Kosovën në këtë hap, ka hapësirë për qëndrimin se serbët e mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për sulme ndaj kujtdo që thotë se nuk ka dënim penal për gjenocid. Njoftimet e panevojshme nga OJQ-të nuk janë të dobishme”, ka shkruar Kandiq.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vitin e kaluar pati deklaruar se Kosova është afër përfundimit të padisë profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
“Për padinë ndaj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional”, ka thënë ai.
Një padi të tillë, e kishte përmendur disa herë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por ai asnjëherë nuk e kishte specifikuar se pranë cilës gjykatë do të ngritej ajo.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona.
Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona./Telegrafi/
Politička Igra sa tužbom protiv Srbije za genocid,iako nema eksperata koji u tome ohrabruju Kosovo,otvorila je prostor i za stav – Srbi negiraju genocid nad Albancima, i za napade na svakog ko kaže da nema krivične presude za genocid.Nemušta saopštenja NVO nisu od pomoći.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 10, 2024