Një kandil deti u filmua duke notuar në një kanal venecian, pasi rrugët ujore të qytetit u bënë më të kthjellëta pas një periudhe të gjatë, për shkak të bllokimit të coronavirusit.
Zoologu Andrea Mangoni filmoi krijesën duke notuar në ujërat e qetë, pranë “Urës Bareteri” në këtë qytet.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, kandili duket përmes ujërave të kanaleve, të cilat zakonisht janë të errëta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas ndalimit të lëvizjes së varkave për shkak të mbylljes mbarëkombëtare të Italisë, sipërfaqet besohet se janë bërë më të kthjellëta. /Telegrafi/