Telegrafi

Kandidaturat për kryeprokuror dorëzohen në Këshillin e Prokurorëve Publik

Qeveria e Maqedonisë sot ka dorëzuar aplikimet e kandidatëve për prokuror publik në Këshillin e Prokurorëve, konfirmoi për AIM zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Në konkursin për prokuror shtetëror janë paraqitur 23 kandidatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli i Prokurorëve Publik me kërkesë të qeverisë në afat prej 15 ditëve duhet të jep mendim në formë të shkruar për gjithë kandidatët, të cilët kanë përmbushur kushtet ligjore.

Ndërsa më pas Qeveria në Parlament dorëzon propozim për emërimin e prokurorit publik, nga të paraqiturit dhe për të cilët Këshilli i Prokurorëve ka dhënë mendim pozitiv.

Në rast se Këshilli i Prokurorëve në afat prej 15 ditëve nuk jep mendim, afat jepen edhe 15 ditë tjera, ndërsa në rast se edhe atëherë nuk deklarohen atëherë mendimi i Këshillit merret si pozitiv./Telegrafi/