Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së veriut të Mitrovicës, Gonxhe Çaushi, pasi ka kryer procesin e votimit në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme për kryetarë në katër komuna të veriut të Kosovës, ka thënë se votuesit janë ata që e përcaktojnë fituesin.
“Falënderoj të gjithë komisionerët për kontributin e tyre, pavarësisht bindjeve politike. Falënderoj të gjithë votuesit që kanë dal të votojnë për herë të parë në proces demokratik. Votuesi e vendos fituesin. Bëj thirrje që të dalin sa më shumë që të votojnë”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Çaushi tha se pret që qytetarët të dalin në numër më të madh për të votuar.
“Gara është e barabartë për të gjithë dhe votuesi e përcakton fituesin”, ka thënë ajo. /Telegrafi/