Kolë Gjoka, kandidat i CDU për deputet thotë se partia e tij pret që të përmirësojë rezultatin në zgjedhje nga numërimi i votave me postë.
Nga ana tjetër pavarësisht se tha se ende gjithçka është e hapur, CDU ka marrë rezultatin më të dobët që ka arritur ndonjëherë në Gjermani.
“Do të presim ndryshimin e rezultatit nga votat me postë. Është një shumicë e madhe që kanë zgjedhur që të votojnë me postë dhe kjo do të jetë vendimtare në rezultatin”, deklaroi ai.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, Gjoka se në këtë rezultat mund të ketë ndikuar temat kryesore dhe programi.
Gjithashtu rol kyç tha ai ka luajtur dhe koha e gjatë e qëndrimit në pushtet prej 16 vitesh dhe tashmë njerëzit kërkojnë ndryshim.
Ndryshe, rezultatet paraprake të publikuara në televizionin publik gjerman pasi qendrat e votimit u mbyllën në orën 6 pasdite gjetën SPD të Scholz me rreth 24.9 deri në 25.8 për qind të votave, të ndjekur nga Kristian-Demokratët e Merkelit dhe kandidatin e tyre Armin Laschet me 24.2 deri në 24.7 për qind. /Telegrafi/