Telegrafi

Kandidati për President të Francës sulmohet me miell (Video)

Kandidati i republikanëve për postin e Presidentit të Francës, Francois Fillon, e ka pësuar keq sot gjatë një tubimi në pjesën lindore të qytetit francez Strasbourg, shkruan Washington Post.

Ai është sulmuar me miell në fytyrë nga një protestues i cili kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Studentët me Fillon”, duke e mashtruar sigurimin kinse është përkrahës i tij, transmeton Telegrafi.

Ai ishte duke parakaluar para përkrahësve të tij, kur i riu iu afrua dhe e gjuajti me miell duke ia mbushur fytyrën dhe krahët me miell.

Por pas intervenimit të sigurimit protestuesi është larguar, ndërsa Fillon pasi ishte pastruar disa minuta më vonë i është drejtuar turmës me ironi duke thënë: “Shpresoj që miellin që më hodhi në fytyrë ishte i Francës”. /Telegrafi/