Telegrafi

Kandidati për president kishte pastruar banjën, bartur bagazhet dhe shëtitur qentë (Foto/Video)

Dhe si rezultat, në vitin 2011, "The Oprah Winfrey Show" kishte kërkuar për të gjetur se çfarë do të ndodhte kur njeriu që zotëron koleksionin e hoteleve të merrte disa nga detyrat themelore të stafit të tij.

Kjo ishte si një lojë dhe detyra e parë që duhej të bënte ishte si bartës i bagazhit të mysafirëve, transmeton Telegrafi.

Ai kishte veshur xhaketën dhe kishte thënë: “Është shumë tërheqëse”.

“Ne bëjmë shumëçka për mysafirët, deri tek shëtitja e qenve të tyre”, i kishte thënë Pauli, bosit të tij. “Ne kurrë nuk duhet tu themi JO mysafirëve”.

Disa të ftuarit e parë kishin nevojë për t’iu ndihmuar në bartjen e bagazheve të tyre dhe Trump e kishte bërë një gjë të tillë.

“Kjo është hera e parë që unë kam bartur bagazhin e dikujt, duke përfshirë edhe të miat”, ka vënë në pah Trump. “Ka qenë shumë kohë më parë. Por ishte lezetshëm”.

Detyra tjetër që duhej të bënte Trump ishte që të përmbushte kërkesën e një mysafiri për t’ia dërguar qenin në shëtitje. Qeni ishte shumë i këndshëm, por për Trump, shëtitja me qen në një dimër të ftohtë ishte më pak se ideale.

“Ju merrni qenin, dilni në shëtitje në një të ftohtë për një kohë – nuk është edhe aq e lehtë”, ka shtuar ai.

Trump pastaj ishte ndaluar tek kuzhina e hotelit për të shpërndarë ushqim për mysafirët të cilët kishin porositur, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj të më jepni një bakshish të mirë”, kishte bërë shaka me mysafirët ai – duke vazhduar me Mian, në rregullimin e dhomave e më pas në atë që llogaritet si puna më e “vështirë”, pastrimi i banjove.

Dhe kur ishte futur në banjë, ai i kishte thënë punëtores: “Vetëm lavamanin, apo?”

Dhe gjatë pastrimit, ai kishte shtuar: “Më pëlqen kjo punë”, për të cilën gjë kishte marrë edhe një përgjigje nga Mia: “Ndoshta duhet të vini të më ndihmonin më shpesh!”.

Kur kishte përfunduar këtë përvojë interesante, Trump të gjithën e kishte përmbledhur me këto fjalë: “Këto janë katër punët që si kam bërë ndonjëherë. Janë të vështira. Duhet të jeni i zgjuar, i mençur dhe duhet të jeni i mirë me njerëzit – është punë e vështirë, jo e lehtë”. /Telegrafi/