Telegrafi

Kandidati për president Bernie Sanders vrapon për ta zënë trenin (Video)

Disa prej politikanëve marrin vendime të vështira diplomatike, derisa disa tjerë ngritin pesha sikur të ishin modelë nga revistat e modës, por senatori Bernie Sanders vrapon si superhero për të zënë trenin, transmeton Telegrafi.

Në një video të postuar në nëntor të vitit të kaluar, por që tek tani është bërë i popullarizuar, shihet se si kandidati për president i cili ka 74 vjet, në mënyrë ambicioze vrapon në drejtim të trenit.

Mediat amerikane kanë raportuar se pavarësisht moshës ai nuk është i ngadalshëm, “ai vrapon si një burrë me një qëllim, si një burrë i cili duhet patjetër të kryej diçka”./Telegrafi/