Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare, Betim Osmani si probleme në veri nuk ka përmendur vetëm djegiet e veturave me targa RKS por edhe helmimin e qenve.
Në RTV Dukagjini, Osmani ka thënë se 49 qenë janë helmuar nga strukturat ilegale në Mitrovicë të Veriut ndërsa 39 prej tyre kanë ngordhur.
Ai ka thënë se në mënyrë të pakontrolluar janë hedhur në kontenjerë kështu që sipas tij mund të lajmërohet ndonjë pandemi dhe të pësojnë qytetarët.
“Ne kemi probleme më të mëdha se këto strukturat ilegale, ne si qytetarë kemi probleme tjera, nuk po gjejmë mbështetje as në institucionet qendrore. 49 qenë janë helmuar nga strukturat ilegale, janë edhe qenë të qytetarëve që i kanë mbajtur në oborret e shtëpive, institucionet nuk e kanë bërë punën e tyre për ti ndëshkuar, 39 prej tyre kanë ngordhur, ka shoqata që kujdesen për qentë në veri, kanë lypë ndihmë nga kryetari i asamblesë, ku me disa veterinarë nga Mitrovica e Jugut i kanë shkuar në ndihmë. Kufomat janë hedhur në kontinjerë, edhe qytetarët mund të infektohen, nëse lajmërohet ndonjë pandemi ku qytetarët do të pësojnë nga këto helmime”, ka thënë Osmani.