Site icon Telegrafi

Kandidati për kryetar bashkie: Nuk e di a do të bëj më seks!

Këtë herë ka qenë kandidati i Partisë Demokratike i Gjirokastrës, i cili ka folur për seksin në një takim me banorët.

BalkanWeb raporton se Igli Kokalari, i cili njihet në qytet për humorin e tij të hollë, në një takim me banorët ka thënë se “Jam akuzuar nga kundërshtarët se kam bërë seks. Po unë seks kam bërë, bëj dhe nuk e di a do bëj më apo jo…”.

Gjirokastra duket se po tregohet bujare duke prodhuar “çudira”.

Pak kohë më parë Kokalari publikoi në Facebook fotografi të një takimi të tij ku kishte dubluar pjesëmarrësit me Photoshop, përfshirë edhe të atin që merrte pjesë mes turmës.

Ndërsa për kandidaten e majtë, Zamira Rami, gjer më tash ka dalë veç lajmi se ajo ka një tatuazh në kyçin e dorës. /javanews.al/

 

Exit mobile version