Site icon Telegrafi

Kandidati për deputet nga PDK, Fadil Demaku: Fitorja e 9 shkurtit, do të jetë fitore e gjithë Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, ku edhe ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e së dielës.

Demaku të mërkurën ka takuar qytetarët në Abri, ku sipas një postimi të tij, aty ka qenë një mobilizim i fuqishëm.

“Mbrëmë, në lagjen Hajdaraj në Abri, të mobilizuar fuqishëm për fitoren e PDK-së më 9 shkurt”, thotë ai.

Gjithashtu, Demaku ka njoftuar edhe për takimet në Drenas, ku ka shkruar se “Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në tubimin e PDK-së në Drenas është një dëshmi e vendosmërisë dhe unitetit të qytetarëve për të arritur fitoren e 9 shkurtit, e cila do të jetë fitore e gjithë Kosovës”.

Demaku ka pasur takime edhe Gradicë dhe Mitrovicë, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetësit e tij.

‭”Nga takimi i mbrëmshëm në Gradicë ‬Jemi‭ shumë ‬mirënjohës‭ ‬për‭ ‬mbështetjen‭ ‬tuaj‭ ‬të vazhdueshme dhe që jeni të vendosur të bëheni pjesë e ndryshimit të madh në Kosovë. Nga takimi në Mitrovicë me familjen Halilaj, veteranë të UÇK-së dhe aktivistë të PDK-së. Prania juaj është dëshmi e fuqisë së besimit‭ ‬dhe punës së përbashkët për të bërë të mundur fitoren e Partisë Demokratike me 9 shkurt”.

Fadil Demaku mban numrin 19 në listën e PDK-së./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version